Arrestimi i policëve të Kosovës, Stano: Jemi në komunkim me të dyja palët dhe me KFOR-in

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 14:45
Arrestimi i policëve të Kosovës, Stano: Jemi në komunkim me të dyja palët dhe me KFOR-in

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën, të mos bëjnë asgjë, asnjë aksion ose reagim që mund të ndez më shumë situatën e tensionuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha se për BE-në është e rëndësishme që të qartësojë rrethanat e, siç e quajti, arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe të sigurisë.

“Jemi në dijeni të arrestimit të policëve të Kosovës nga autoritetet serbe. Ne jemi në komunkim me të dyja palët dhe me KFOR-in për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe si ndodhi. Kjo është shumë e rëndësishme që ta kemi në tavolinë; qartësimi se cfarë ndodhi dhe si ndodhi. Deri atëherë ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që vërtetë të mos bëjnë asgjë, asnjë aksion ose reagim që mund të ndez më shumë situatën tashmë të tensionuar. E ripërsërisim thirrjen tonë për të dyja palët që të shtendosin situatën; shpejt, me urgjencë dhe në mënyrë kuptimplotë”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)