Gazetarit nga Kosova sulmuesit në veri ia thyejnë krahun

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 18:36
Gazetarit nga Kosova sulmuesit në veri ia thyejnë krahun

Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të DTV, Pleurat Salihut i është thyer krahu, ka njoftuar AGK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu ,ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa ka arritur të largohen nga zona e rrezikut.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë”, thuhet në fund të reagimit.

(Kosova Sot Online)