Kurti i tregon profesorit amerikan Jooseph vendin ku u kapën tre policët

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 19:54
Kurti i tregon profesorit amerikan Jooseph  vendin ku u kapën tre policët

Në Forumin e Prespës, sot gjatë ditës ka qëndruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një takim me të e ka pasur edhe profesori Edward P. Jooseph, i cili ka publikuar një fotografi ku Kurti shihet duke i shpjeguar, me gjasë për hartën që e ka prezantuar edhe në konferencë për media, rreth vendndodhjes të kapjes së tre policëve kosovarë të cilëve sot Gjykata në Kralevë ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Takim i paçmueshëm têtê -â têtê me Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Shumë mirë të kesh nga dora e parë perspektivën mbi krizën” ka shkruar Joseph.

(Kosova Sot Online)