Podujevë: Një grua raporton se u sulmua sek*sualisht nga i afërmi i burrit të saj

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 09:27
Podujevë: Një grua raporton se u sulmua sek*sualisht nga i afërmi i burrit të saj

Derisa burri i saj nuk ka qenë në shtëpi, një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi nga i afërmi i burrit të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Podujevë. Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi  është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)