Arrestohet nëna në Gllogoc pasi u përlesh me djalin e saj

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 09:44
Arrestohet nëna në Gllogoc pasi u përlesh me djalin e saj

Pasi dyshohet se ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, një grua është arrestuar në Drenas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje,  kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 17.06.2023 – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht  me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin. Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje,  kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)