Osmani takohet me presidentin gjerman Steinmeier

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 11:00
Osmani takohet me presidentin gjerman Steinmeier

Në një vizitë zyrtare në Berlin, aktualisht është duke qëndruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se në kuadër të margjinave të “SOWG Berlin, 2023”, ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Me homologun e saj, Osmani tha se pati rastin që të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Gjermani, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)