
Policia mohon lajmin se Njësia Speciale është penguar nga KFOR për të shkuar në Leposaviq

Sot është raportuar se KFOR-i e ka ndaluar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës që të shkojë në Leposaviq, gjë që u mohua nga Policia, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka njoftuar se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë në terren duke e kryer punën e tyre.
“Ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, tha Kelani.
(Kosova Sot Online)