Arrestimi në Leposaviq, Petkoviq : E arrestuan policë me rroba civile, me veturë me targa KM

  • E.k /
  • 19 June 2023 - 11:30
Arrestimi në Leposaviq, Petkoviq : E arrestuan policë me rroba civile, me veturë me targa KM

Policia e Kosovës konfirmoi se e ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, ku dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e udhëhequr nga kryenegociatori serb, Petar Petkoviq thotë se serbi i arrestuar s’është kriminel, por “një djalosh që nuk kishte asnjë faj”.

“Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik. dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në reagim.

“UV është arrestuar kur ka shkuar në punë sot herët në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke drejtuar veturën me targa KM”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

(Kosova Sot Online)