Kurbin, gjenden 615 rrënjë kanabisi të kultivuara në fshatin Gerrnac

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 15:14
Kurbin, gjenden 615 rrënjë kanabisi të kultivuara në fshatin Gerrnac

Në fshatin Gernaz të Kurbinit sot janë gjetur 615 rrënjë kanabisi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ka shpallur në kërkim pesë persona, si autorë të dyshuar të veprimtarisë kriminale.

Po ashtu, policia ka njoftuar se janë asgjësuar 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

(Kosova Sot Online)