Kurti tregon kush do t’i vizitojë nesër policët e burgosur në Serbi

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 18:42
Kurti tregon kush do t’i vizitojë nesër  policët e burgosur në Serbi

Për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe, gjatë vizitës në Podujevë ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nesër, tre policët kosovarë do të vizitohen nga Jetish Jashari, që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

“Tre policët të cilët u rrëmbyen me 14 qershor dhe po mbahen rob dhe po mbesin peng në Serbi të vizitohen nesër nga ambasadori ynë Jetish Jashari që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Siç ka thënë edhe departamenti amerikan, duhet të lirohen dhe pa kushte e të pacenuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se “do të vazhdojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse përndryshe nuk do të ketë drejtësi e zhvillim”.

“Në krim dhe korrupsion nuk janë të përfshirë vetëm një etni, por asnjë etni nuk duhet të jetë e privilgijuar. Kriminlët janë kriminelë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Ai ka thënë se kishte dakord që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, poqë ky takim mbeti pasi të de-eskalohet situate.

“Unë kam kërkuar që të takohen siç në javën e kaluar, por më thanë se duhet të de-eskalohet gjendja. Në vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve”, ka thënë ndër tjerash kryeministri. 

(Kosova Sot Online)