Në shenjë revolte shoferët serbë bllokojnë rrugën për Serbi

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 22:02
Në shenjë revolte shoferët serbë bllokojnë rrugën për Serbi

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, drejtuesit e kamionëve serbë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë, janë revoltuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, kanë bllokuar rrugën magjistrale, pas pikës kufitare të Jarinjes, në vendin e quajtur Rudarë.

Ata nuk po e lejojnë qarkullimin e automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.

Ky reagim i serbëve vjen për shkak të situatës të tensionuar në Veri të Kosovës, që çoi në kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga forcat serbe, e më pas në vendimin e Kosovës për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)