Vuçiq për takimin në Bruksel: Kurti do të shkojë në Vatikan fillimisht për të kërkuar njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 14:23
Vuçiq për takimin në Bruksel: Kurti do të shkojë në Vatikan fillimisht për të kërkuar njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel për negociata me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa të lirohen serbët e arrestuar, derisa policia e Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe formohet Asociacioni i Komunave Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq përmendi se ai beson se nuk është caktuar një datë e saktë as në Bruksel, edhe pse BE është në kërkim të kësaj date.

“Mendoj se Kurti ka punë për të bërë, ai do të shkojë në Vatikan fillimisht për të kërkuar njohjen e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)