Gërvalla: Tre policët kemi pritur që Serbia do t’i lirojë menjëherë

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 16:45
Gërvalla: Tre policët kemi pritur që Serbia do t’i lirojë menjëherë

 Kosova nuk ka angazhuar avokat për policët e rrëmbyer nga Serbia, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla tha se kanë pritur që tre policët patrollues të kufrit do të lirohen menjëherë, ndërsa tha se çështja e ilaçeve për ta është ngritur nga avokatja e tyre, e caktuar nga shteti serb.

“Çështja e ilaçeve është ngritur edhe nga avokatja të cilën e ka caktuar shteti serb. Ne nuk kemi caktuar deri tash avokat, për shkak se kjo nuk është një çështje legale që ne e kemi me Serbinë, nuk është çështje ligjore që mund të zgjidhet në rrafshin ligjor ku mund të ndihmojë avokati. Është thjesht një çështje politike”, tha Gërvalla në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tha se me moslirimin e policëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po dëshiron t’i tregojë muskujt.

“Shpresat, pritjet tona kanë qenë që lirimi i tyre do të jetë i menjëhershëm, por sistemi autokrat i Vuçiqit si duket dëshiron ta shfrytëzojë edhe këtë rast për të treguar edhe pak muskuj”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)