Naser Pajazitaj ia kërkon shtetit mbi 1.1 milion euro

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 17:31
Naser Pajazitaj ia kërkon shtetit mbi 1.1 milion euro

Naser Pajazitaj ka dorëzuar kërkesën për kompensim te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes avokatit të tij Ahmet Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai po kërkon nga Shteti mbi 1.1 milion euro për vjetët e kaluara prapa grilave si i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Aty figuron se 107 mijë e 460 euro po kërkohen në emër të qëndrimit në paraburgim, 14 mijë e 400 euro në emër të vizitave familjare në paraburgim, 28 mijë e 800 euro në emër të fitimit të humbur dhe 1 milionë euro në emër të dëmit material. 335 euro të tjera kërkohen në emër të përpilimit të kërkesës për kompensim dëmi.

“I dëmtuari ka qëndruar në paraburgim prej datës 22.12.2015 deri me datën 06.03.2018 dhe nga data 25.03.2019 deri më datën 06.04.2023, në ora 15:00”, thuhet në kërkesë.


(Kosova Sot Online)