Vritet një fëmijë 5-vjeçar në SHBA

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 20:51
Vritet një fëmijë 5-vjeçar në SHBA

Një tragjedi e paimagjinueshme ndodhi mbrëmjen e së hënës kur një fëmijë 7-vjeçar qëlloi për vdekje një tjetër 5-vjeçar në Kentakin lindor në SHBA, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga hetimet e policisë rezultoi se të shtënat ishin aksidentale, por mjaftuan për t’i marrë jetën një fëmije të vogël.

Edhe pse mjekët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë fëmijës, përpjekjet rezultuan të kota pasi i mituri ndërroi jetë në vendngjarje, siç u përcaktua nga ekzaminimi i ekspertit mjekësor të kontesë Jackson.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, tha policia, e cila nuk përmendi emrat e personave të përfshirë.

Më shumë se 150 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët janë regjistruar deri më tani këtë vit në SHBA, duke rezultuar në të paktën 58 të vdekur dhe 101 të plagosur, sipas grupit të avokimit Everytown for Gun Safety.

(Kosova Sot Online)