Zbulohen disa mistere nga nëndetësja e zhdukur në rrënojat e Titanikut, vjen një parashikimi i frikshëm i shkencëtarit

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 12:10
Zbulohen disa mistere nga nëndetësja e zhdukur në rrënojat e Titanikut, vjen një parashikimi i frikshëm i shkencëtarit

Pak pas mesnatës me orën lokale në Newfoundland, Kanada, u shfaqën edhe shenjat e para të mundshme nga nëndetësja e zhdukur rrugës për të eksploruar rrënojat e Titanikut në thellësi të Atlantikut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit. Kërkimet për nëndetësen vazhdojnë pa pushim. Ankthi vijon të shtohet për jetën e atyre që janë në bord me kalimin e kohës, me më pak se 30 orë të mbetura derisa nëndetëses t’i mbarojë oksigjeni.

 Skenarët për atë që ka ndodhur ndryshojnë dhe ekspertët spekulojnë. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe kërkimet mbeten të pafrytshme, shpresa për t’i gjetur ata të gjallë zvogëlohet. Nga ana e tij, Dr. David Gallo, një oqeanografik amerikan, i cili konsiderohet në mbarë botën si një autoritet për eksplorimin nënujor dhe mik i ngushtë i Paul-Henri Narzolet, operatori i Titanit, tha se “ka shumë të ngjarë që të jetë copëtuar nga brenda, që të ndodhte një shpërthim, i cili do të ishte katastrofik”.

Nëndetësja humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj dy orëshe drejt rrënojave.

Ishte rrugës për në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në shtratin e oqeanit në një thellësi prej 3800 m. Megjithatë, autoritetet në orët e fundit kanë konfirmuar se kanë zbuluar “zhurma nënujore” në një kërkim sonar të zonës. Roja Bregdetare e SHBA tha se kishte zhvendosur operacionet në origjinën e tingujve, por asgjë nuk është gjetur deri më tani.

(Kosova Sot Online )