Zbulohet data e ndeshjes së parë kur do të debutoj Leo Messi me Inter Miamin

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 09:23
Zbulohet  data e ndeshjes së parë kur do të debutoj Leo Messi me Inter Miamin

Lionel Messi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS, ku ka nënshkruar me Inter Miamin.

Ishte vet sulmuesi argjentinas që zbuloi i pari që do të luante për skuadrën amerikane, derisa befasoi të gjithë botën e futbollit me vendimin e tij.

Por tani është mvsuar edhe data se kur tifozët e Inter Miamit do ta shohin për herë të parë Messin me fanellën e skuadrës së tyre.

Ka qenë bashkëpronari i kluit, Jorge Mas që ka zbuluar se Messi për herë të parë do të zbres në fushë me fanellën e tyre më 21 korrik, në ndeshje të Kupës së Ligës kundër Cruz Azul.

Kjo ndeshje zhvillohet më 21 korrik dhe është e vlefshme për Kupën e Ligës, një garë që bashkon skuadrat nga MLS dhe ato nga elita e futbollit meksikan. 

Transferimi i Messit në MLS pritet të ndryshojë shumë gjëra në Inter Miami, ku fillimisht po planifikohet të nisin punimet për një stadium të ri.

Jorge Mas bashkëpronari i Inter Miami ndër të tjera ka thënë se klubi duhet ta shfrytëzojë afrimin e Messit në mënyrë që të fitojë në të gjitha format, pasi kanë të tyrin futbollistin më të mirë në botë.

(Kosova Sot Online )