Muja: Në portin e Durrësit dhe në Kosovë investim paratë e pista të Lukashenkos

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 21:10
Muja: Në portin e Durrësit dhe në Kosovë investim paratë e pista të Lukashenkos

Për kapitalet e dyshimta që sipas tij hyjnë në Kosovë, ka folur Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë kundër mediave.

Sipas tij, investimet e dyshimta janë edhe në projekte të tjera, përmendi Portin e Durrësit.

“Dyshimet i ngris për dy investime, Porti i Durrësit e ka origjinën e njëjtë te kapitali,  Braca Karic edhe Lukashenko, paratë e tyre të pista. Dhe për këtë ka evidencë që mund të paraqesë. Dyshimet lindin se a është zgjatur edhe ai kapital te platformat që neve na cenojnë stilin e jetesës”, ka thënë Muja.

(Kosova Sot Online)