
Reagon Petkoviqi pas arrestimin të “Rusit”: Kurti nuk dëshiron dialog dhe as paqe

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë, ka reaguar rreth arrestimit të Nenad Orloviq nga Policia e Kosovës, i dyshuar për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo e ashtuquajtur Zyrë për Kosovën thotë se kanë njoftuar “menjëherë” përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për arrestimin e Orliq.
“Nenad është serbi i tetë që është arrestuar që nga shpërthimi i krizës në veri të Kosovës…është e qartë se Albin Kurti nuk dëshiron dialog dhe as paqe, por dëshiron të arrestojë të gjithë serbët dhe të shkaktojë konflikte dhe të vë zjarrë jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë rajonin”, ka shkruar kjo e ashtuquajtur Zyrë.
(Kosova Sot Online)