Sveçla: Do të kërkojë nga Qeveria që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 13:01
Sveçla: Do të kërkojë nga Qeveria që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizatat “Mbrojtja Civile”, dhe “Severna Brigada” që të shpallen organizata terroriste, kjo pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ditëve në vijim unë do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste”, tha ai.

Sveçla ka dhënë detaje edhe për kontrollimin e një veture në Zveçan e ku u gjet municioni i paligjshme.

“Puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-së shmangën një sulm terrorist ndaj Kosovës. Siç edhe jeni njoftuar mbrëmë u identifiku një makinë me targa të Beogradit rreth 100 metra larg komunës së Zveçanit, ku janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë zolla, osa, armë automatike, shok bomba , uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)