Osmani: Aleanca me SHBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 15:16
Osmani: Aleanca me SHBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me guvernatoren e shteti të Iowas, Kim Reynolds tha se kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se për Kosovën, aleanca me SHBA-në vazhdon të jetë ekzistenciale.

“Për Republikën e Kosovës, aleanca me Shtetet e Bashkuara vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetarët tanë janë populli më proamerikan në botë, prandaj siç i shpreha edhe guvernatores Reynolds më herët, në Kosovë ju gjithnjë do të gjeni miq dhe partnerë të përkushtuar”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)