Reynolds: Marrëdhënia mes lowa dhe Kosovës është e fortë, më e mira nuk ka ardhur ende

  • E.k /
  • 27 June 2023 - 08:29
Reynolds: Marrëdhënia mes lowa dhe Kosovës është e fortë, më e mira nuk ka ardhur ende

Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, të hënën ishte për vizitë në Kosovë, ku edhe është nënshkruar rinovimi i Marrëveshjes së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shkrur se marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet, duke shtuar se e mira akoma nuk ka ardhur.

“Krenare që i bashkohem presidentes Osmani për të nënshkruar rinovimin e Marrëveshjes tonë simotër shtetërore me Kosovën.

Qoftë përmes sigurisë së përbashkët, arsimit, apo lidhjeve të reja tregtare, marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet—më e mira nuk ka ardhur ende!”, shkruan guvernatorja.

(Kosova Sot Online)