Autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje një person me biçikletë në Rrugën e Kombit

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 09:51
Autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje një person me biçikletë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut, ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që ishte me biçikletë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbradhjen e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)