Atiq: Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës sonë është sulm i organizuar terrorist

  • E.k /
  • 27 June 2023 - 11:31
Atiq: Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës sonë është sulm i organizuar terrorist

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të komunës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa tha se institucionet do të “unksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)