Osmani me Presidentë e Kryeministra në Mal të Zi, edhe Daçiqi merr pjesë

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 13:12
Osmani me Presidentë e Kryeministra në Mal të Zi, edhe Daçiqi merr pjesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Mal të Zi për të marr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atje është duke marrë pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)