Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjeneral Jashari priti në takim Gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që nga marrja e detyrës si Komandant i Gardës Kombëtare të Ioëa-s.
Tutje gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë UF “Defender Europe 23”, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Ioëa dhe FSK, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Ioëa-FSK 2024-2025.
(Kosova Sot Online)
