Viti: Vozitësi i postës së shpejtë thotë se një person me revole ia ka marr porosinë pa e paguar

  • E.k /
  • 28 June 2023 - 13:34
Viti: Vozitësi i postës së shpejtë thotë se një person me revole ia ka marr porosinë pa e paguar

Një rast i grabitjes ka ndodhur në Qifllik të Vitisë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ankuesi mashkull kosovar, vozitës në postën e shpejtë ka raportuar se kishte dërguar një porosi në lokacionin e lartcekur dhe ishte takuar me një person mashkull i cili pasi pranon rroba në vlerë prej 280 euro, nuk kishte paguar atë shumë”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit personi i lartcekur kishte të vendosur një maskë dhe i kishte thënë se nuk është i kënaqur me porosinë dhe sipas tij kishte pasur në dorë një revole dhe e kishte thënë që të largohet.

(Kosova Sot Online)