Hovenier: E pëkrahim Kosovën, jemi një në moment të vështirë tani

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 15:51
Hovenier: E pëkrahim Kosovën, jemi një në moment të vështirë tani

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, thotë se është i vetëdijshëm për pakënaqësinë e një pjese që SHBA-ja nuk po pajtohet me qëndrimet e Qeverisë së tanishme të Kosovës, pwrcjell "Kosova Sot Online"

Ai thotë se përkrahja e SHBA-së për Kosovën, si vend, si ide, është e palëkundur.

“Ne jemi në një moment shumë më të vështirë tani, qeveri me qeveri, Qeveria e SHBA-së me Qeverinë e tanishme të Kosovës… Por, kjo nuk do të thonë se ne nuk ndajmë të njëjtat synime strategjike”.

Ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës si shtet është “përkrahës dhe këmbëngulës”, por kjo nuk do të thotë se ata do të mbështesin secilin qëndrim të secilës qeveri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)