Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit në Kosovë

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 18:18
Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit në Kosovë

Në Kosovë gjatë vikendit pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje shiu dhe shkarkim rrufesh, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës situatë do të vijë si pasojë e vranësirave konvektive, të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)