Shpallja “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, Sopjani: Veprim i pamenduar mirë

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 21:26
Shpallja “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, Sopjani: Veprim i pamenduar mirë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkelzen Sopjani, ka thënë se vendimi i Qeverisë për shpalljen organizata terroriste të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut”, është i pamenduar mirë dhe veprim, përcjell "Kosova Sot Online".

Sopjani tha se ky vendim i Qeverisë mund të çojë në përshkallëzim e jo depërshkallëzim të situatës së sigurisë në veri të vendit.

Sopjani tha se këto vendime është treguar një shpërfillje ndaj partnerëve ndërkombëtar.

“Është barrë goxha e madhe nëse duan të dërgojnë deri në fund institucionet e vendit… Në aspektin politik ky vendim ka prodhuar pasoja, të cilat nuk mendoj që janë menduar apo kalkuluar mirë nga ana e atyre që e kanë marr këtë vendim. Sepse pasojat janë të ndryshme, por kryesorja, çon në përshkallëzim jo në de-përshkallëzim të situatës së sigurisë në veri. Por, çfarë është më e rëndësishm,e është treguar një shpërfillje ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë me këto vendime…”, ka thënë Sopjani.

(Kosova Sot Online)