Sulmoi gruan fizikisht, arrestohet burri në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 09:45
Sulmoi gruan fizikisht, arrestohet burri në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë  28.06.2023-10:00. Me 01.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)