Masat ndëshkuese nga BE-ja reagimi i parë i Qeverisë shkon për opozitën

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 11:17
Masat ndëshkuese nga BE-ja reagimi i parë i Qeverisë shkon për opozitën

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka renditur marrëveshjet ndërkombëtare të cilat tha se opozita “po i mban të bllokuara”, si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të partive jashtë pushtetit për masat e para ndëshkuese që Bashkimi Europian i mori ndaj Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Murati tha se partitë opozitare po ankohen që Kosova mbeti jashtë programit financiues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, por shtoi se ato i kanë bllokuar “150 milionë euro”.

Postimi i plotë:

Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së. 
Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme. 
Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita:
- 25 milionë euro marrëveshja me Kfë për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike;
- 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH. 
- 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare.

(Kosova Sot Online)