Dugolli: Specialja ka premtuar se do ta trajtojë me seriozitet Masakrën në Burgun e Dubravës

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 14:16
Dugolli: Specialja ka premtuar se do ta trajtojë me seriozitet Masakrën në Burgun e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Dhomat e Specializuar në Hagë, i kanë kthyer atij përgjigje në lidhje me kërkesën që ai kishte parashtruar që kjo Gjykatë të filloj hetimin për masakrën e burgut të Dubravës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas tij, Specialja në përgjigjen e dërguar akanë konfirmuar që kanë pranuar kërkesë dhe se do ta trajtojnë me seriozitet këtë lëndë.

“Para disa ditësh kam marr përgjigje nga Prokuroria, gjegjësisht Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj një letre, një kërkese që e kam dërguar me datën 29 prill të këtij viti me të cilën ju kam drejtuar Dhomave të Specializuara që të fillojnë hetimin për masakrën e Dubravës dhe të grisin aktakuza më pastaj që do të jenë shumë të dëshmuara dhe të argumentuar nga vetë fakti se në masakrën e Dubravës edhe pse janë vrarë 116 e një është i zhdukur, e janë plagosur 185 deri tani të evidentuar”.

“Pra, ekzistojnë më së shumti dëshmitar që ndonjëherë në ndonjë masakër ka dëshmitarë të cilët e dëshmojnë të vërtetën në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Pra argumentet janë të mjaftueshme dhe besoj shumë se ashtu siç me janë përgjigjur tani me kërkesë dhe kanë konfirmuar që e kanë pranuar dokumentin njëkohësisht me janë falënderuar për atë shkresë që e kam dërguar duke konfirmuar gjithashtu që do të merren me trajtuar seriozisht këtë lëndë”.

Ai theksoi se kjo letër e pranuar nga Gjykata Speciale është konfirmim i asaj që ata e kanë pranuar kërkesën e tij dhe jo fillimin e hetimit.

Por sipas tij, me vetë faktin që Gjykata Speciale ka filluar që të merret me shkresën që e ai ka dërguar, lë të kuptohet se ata do të fillojnë hetimin gjithsesi, raporton EO, përcjell "Kosova Sot Online".

“Letra tani sa kam marr është para disa ditë është konfirmim i asaj që kanë pranuar dhe janë duke u marr më të. Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë konfirmim se ka filluar hetimi, po me vetë faktin që kanë filluar që të merren me shkresën që e kam dërguar mu më lënë me kuptuar dhe me shpresuar se ata do të fillojnë hetimin gjithsesi edhe do të mbledhin të dhëna e argumente të mjaftueshëm për të ngritur aktakuzë dhe për të filluar një proces shumë i rëndësishëm për zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para drejtësisë të atyre që kanë planifikuar dhe ekzekutuar atë krim masakër”, tha ai.

(Kosova Sot Online )