Policia po kërkon një të dyshuar për vjedhje të rëndë në vlerë prej 31.000 euro në Suharekë

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 15:25
Policia po kërkon një të dyshuar për vjedhje të rëndë në vlerë prej 31.000 euro në Suharekë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rendë me vlerë prej 31.000 euro në Shirokë të Suhraekës, përcjell "Kosova Sot Online".

Me datë 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një  vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës. Sipas policisë, persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20 mijë euro si dhe para të gatshme 11 mijë euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video-incizime dhe foto të personit të dyshuar për vjedhjen, si dhe janë bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arritë që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kanë çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)