​Kurti takohet me ambasadorin Gargan, bashkëbisedojnë për situatën në veri

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 18:50
​Kurti takohet me ambasadorin Gargan, bashkëbisedojnë për situatën në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan, përcjell "Kosova Sot Online"

Kurti e falënderoi ambasadorin Gargan për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij përgjatë misionit, veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Irlandës për Republikën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar e organizatat evropiane e demokratike ku vendi ynë aspiron të aderojë.

Po ashtu, në këtë takim u diksutua edhe për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

“U tha se marrëdhëniet e dy shteteve tona kanë avancuar gjatë viteve të fundit e janë karakterizuar dhe nga vizita të nivelit të lartë, sikurse vizita e vitit të kaluar në Kosovë e Ministrit irlandez për Çështje Evropiane, z. Thomas Byrne. U theksua se Kosova dhe Irlanda ndajnë vlera e parime të përbashkëta, të cilat lehtësojnë bashkëpunimin në sfera të ndryshme. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Gargan bashkëbiseduan edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)