Zbulohet Kryeministri i Luksemburgut: Jam gay, i martuar me një mashkull, tjetërkund më kishin dënuar me vdekje

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 11:16
Zbulohet Kryeministri i Luksemburgut: Jam gay, i martuar me një mashkull, tjetërkund më kishin dënuar me vdekje

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel në një konferencë nga Prishtina ka thënë se është i martuar me një mashkull. Bettel tha se nëse do të kishte jetuar në ndonjë vend tjetër, jashtë Luksemburgut për këtë gjë do mund të ishte dënuar me vdekje, transmeton "Kosova Sot Online".

“Unë jam pjesë e një gjenerate që asnjëherë nuk kam jetuar  në luftë. Unë kam lindur në vitin 1973 dhe kam lindur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut. Unë jam gay dhe jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër unë do të isha dënuar me vdekje. Por tani qëndrojë para jush dhe flas për këto vlera, për vlerat e paqes”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online )