Nga vizita dy ditore në Shqipëri, Bill Clinton largohet me përcjellje e në përqafim të Kryeministrit Rama

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 13:38
Nga vizita dy ditore në Shqipëri, Bill Clinton largohet  me përcjellje e në përqafim të  Kryeministrit Rama

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar dhe një foto duke përqafuar Clinton, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” , i tha Bill Clinton , kryeministrit Rama.

Vizita e tij në Tiranë ishte historike. Për të gjithë kontributin që ka dhënë për çlirimin e Kosovës, por dhe ndihmën që ka dhënë administrata e tij drejtpërdrejt për Shqipërinë, Presidenti i 42 i SHBA-së, Bill Clinton, u prit dhe u nderua në Tiranë njësoj si të ishte një President në detyrë. E për të gjithë këtë kontribut ai i dorëzoi medaljen më të lartë që jep kryeministri, e që më parë e ka marrë dhe Angela Merkel, “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike”.

(Kosova Sot Online )