Tejkaloi shpejtësinë maksimale ne futurim, gjilanasit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro gjobë

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 14:14
Tejkaloi shpejtësinë maksimale ne futurim, gjilanasit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro gjobë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Gjilanit, njësiti i komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tij, ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 99 km/h , transmeton "Kosova sot Online".

“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Image

(Kosova Sot Online )