Osmani pas takimit me Lajçak: Kemi treguar vullnet për deeskalim duke i ofruar zgjedhjet në Veri

  • E. /
  • 04 July 2023 - 17:20
Osmani pas takimit me Lajçak: Kemi treguar vullnet për deeskalim duke i ofruar zgjedhjet në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë takim është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë “me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale.

(Kosova Sot Online)