"Rama ftoi Klintonin me motivin se ka çliruar Kosovën, nuk ftoi në takim krerët e Kosovës"

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 21:38

Analisti, Genc Burimi, komentoi vizitën që pati dje ish presidenti amerikan, Bill Klinton, në Tiranë, përcjell "Kosova Sot Online".

Burimi, u shpreh se e shikon të pavend ftesën e kryeministri Edi Rama ndaj Klinton me justifikimin që ka çliruar Kosovën.

Burimi tha se më shumë vend, do ishte që Clinton ta vizitonte Kosovën, ose që të ishin prezent  në ceremoni kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani.

Ç’punë ka Rama, pse ha bukë mbrapsht !? Pse të mos e çonte në Kosovë Klintonin, dhe pse mos të ishte të paktën në krahun e Ramës, presidentja ose kryeministri i Kosovës, çfarë ishte ajo skenë si në ‘Koncert në vitin 36’ që po sillej një objekt nga perëndimi që zgjati gjysmë ore një orë?

"Rëndësia e ngjarjes me praninë e djalit të Soros, Alex Soros, as zmadhohet dhe as zvoglëohet por mbase është financuesi i udhëtimit, sepse ju e dini, çdokush që vjen në Shqipëri nuk vjen falas.

Para pak ditësh doli lajmi se dhe një kryebashkiak nga Anglia që po krijon tani skandal në Angli, erdhi i paguar nga qeveria, po ashtu edhe kur vijnë amerikanë për MEK-un vinin merrnin para, pra gjithçka është para.

Dhe Klinton nuk erdhi falas, Sarkozy pasi u zgjodh president e cilësonte tarifën 100 mijë euro-ora  e konferencës, pra është një operacion komunikacioni që bën Rama.

Në Shqipëri u godit MEK-u, në Francë Macron u përpoq po ashtu të pengonte MEK-un të mbante mitingun vjetor. Drejtësia franceze ja anulloi, dhe në Paris erdhën shumë personazhe, kështu dhe Klinton. Në këtë vizitë, Klinton nuk i foli asnjërit dhe skandali ishte se ftohet Klinton me motivin që ka çliruar Kosovën dhe pse jo, dhe ftohet nga Rama.

Ç’punë ka Rama, pse ha bukë mbrapsht !? Pse të mos e çonte në Kosovë Klintonin, dhe pse mos të ishte të paktën në krahun e Ramës, presidentja ose kryeministri i Kosovës, çfarë ishte ajo skenë si në ‘Koncert në vitin 36’ që po sillej një objekt nga perëndimi që zgjati gjysmë ore një orë?

Kosova i detyrohet një nder shumë të madh Klintonit jam dakort, por ç’punë ka Rama?! Ishte thjeshtë një përqeshje që i bënte Rama klasës së politikës aktuale".

(Kosova Sot Online)