Demhasaj: Masat ndëshkuese të BE-së do të jenë afatgjate, Kosovës i është krijuar imazh i keq

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 22:05
Demhasaj: Masat ndëshkuese të BE-së do të jenë afatgjate, Kosovës i është krijuar imazh i keq

Analisti, Arton Demhasaj, tha se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të jenë me pasoja afatgjate, përcjell "Kosova Sot Online".

Madje sipas tij, bizneset ndërkombëtare nuk e kanë më asnjë siguri për të investuar në Kosovë, duke shtuar se Kosovës i është krijuar një imazh i keq.

Demhasaj përmendi dy momente të vështira që kanë ndikuar në imazhin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë e dimë që masat ndëshkuese janë të përkohshme. Mirëpo, pasojat e tyre nuk do jenë të përhershme, por do jenë shumë afatgjate. Nëse një biznes i madh ndërkombëtar që e ka llogaritur Kosovën si vend i investimeve, mirëpo e shohin Kosovën si një vend ku perëndimi i ka vendosur sanksione, atëherë çfarë sigurie kanë ata për investime?, Kosovës i është krijuar imazh i keq”, deklaroi Demahasaj në emisionin Këndi i Debatit.

“Unë mendoj që janë dy momente të vështira që Kosova i ka kaluar që nga shpallja e pavarësisë në aspektin e imazhit, e para ishte kur u publikuan aktakuzat për ish-krerët e UÇK-së dhe tani kur perëndimi dhe aleatët kryesorë që e kanë ndihmuar Kosovën të arrijë deri në këtë pikë, i kanë vendosur sanksione”, shtoi tutje Demahasaj.

(Kosova Sot Online)