Dalin pamjet e kontrabandimit të armëve me auto-ambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 08:31
Dalin pamjet e kontrabandimit të armëve me auto-ambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

Në videon të cilën e ka siguruar The Geopost shihet qartë një autoambulancë duke iu afruar , Civilna Zastites dhe duke iu treguar se ku jane armët, transmeton "Kosova sot Online ".

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns në një fjalim të bërë sot në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ka folur sërish për situatën në veri, derisa ka thënë se fajtori kryesor është Serbia.

Ajo ka thënë se armët që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, po bëhen përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Kearns tha se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i.

Qeveria e Kosovës i ka shpallur Civilna Zastiten date me pare si organizatë terroriste dhe te rrezikshme per sigurine e Kosoves.

(Kosova sot Online )