I refuzuar nga Kryeministri Albin Kurti, Rama vjen sot në Kosovë për takime me Osmanin e Konjufcën

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 08:25
I refuzuar nga Kryeministri Albin Kurti,  Rama vjen sot në Kosovë për takime me  Osmanin e Konjufcën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijë sot pasdite në Kosovë, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, transmeton "Kosova Sot Online".

Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani prej orës 16:00 dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

E pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se Rama nuk ka ndryshuar pozicion dhe se takimi nuk do të mbahet.

Paraprakisht, Rama këtë paradite do të jetë në Shkup ku do të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në mesditë.

Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.

(Kosova sot Online )