Mot për sot me diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 07:35
Mot për sot me diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, transmeton "Kosova Sot Online ".

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

(Kosova Sot Online )