Diplomacia evropian e zgjuar për veprim, për zgjidhje parimore të problemit në veri të Kosovës dhe shtensionim

Diplomacia evropian e zgjuar për veprim, për zgjidhje parimore të problemit në veri të Kosovës dhe shtensionim

Hajrullah Tërnava

  • 05 July 2023 - 18:00

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava 

Kjo vizita nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, në Kosovën dhe Serbinë, do të jetë një përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bindur palët që të kthehen në dialog, shansi i fundit për ta gjetur rrugën e përshtatshme të daljes nga udhëkryqi i ngatërruar i sigurisë, politik dhe diplomatik, por edhe një mundësi për të mos filluar së zbatuari masat e deklaruara dhe shqiptuara ndaj Kosovës, nga BE, si ndëshkim për mos bashkëpunim në funksion të shtensionimit të situatës në veri dhe të mos eskalimit të mëtejshëm.

Aktivitetet e tanishme të ndërkombëtarëve janë të koncentruara për ta shtensionuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, e krijuar tani e qe disa ditë, sepse vetëm marrëveshja e Ohrit është ajo që e qetëson situatën.  Me jetësimin e saj  do të ishte një  rezultat për të dy palët, dhe njëherë e përgjithmonë  do të  vazhdohet demokratizimi i vendeve të Ballkanit  me hapjen e rrugës së qartë drejtë shteteve të BE-së.  Prandaj kjo vizita nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, në Kosovën dhe Serbinë, do të jetë një përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bindur palët që të kthehen në dialog, shansi i fundit për ta gjetur rrugën e përshtatshme të daljes nga udhëkryqi i ngatërruar i sigurisë, politik dhe diplomatik, por edhe një mundësi për të mos filluar së zbatuari masat e deklaruara dhe shqiptuara ndaj Kosovës, nga BE, si ndëshkim për mos bashkëpunim në funksion të shtensionimit të situatës në veri dhe të mos eskalimit të mëtejshëm. 

Kryeministri Kurti paraprakisht  ka zhvilluar gjysmë ore bisedë në telefonike me z. Borrellin, duke i shpjeguar ati se mbi të gjitha de-eskalimi nënkupton sundimin e ligjit që i zmbrapsë kriminelët dhe i nxjerr ata para drejtësisë, e të tillët janë në formacionet ilegale e kriminale të grupeve të organizuara e të dirigjuara nga Beogradi. “Me Bashkimin Evropian unë jam në kontakt të përditshëm, me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon për gjysmë ore edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, zotin Josep Borrell..Pra, unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, emisarin special. Jam i interesuar edhe për de-eskalim, jam i interesuar edhe për normalizim. De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, ka deklaruar Kryeministri Kurti. Këto rrethana në të cilat po bëhet ky aktivitet sikur u shpjegua, na jap me nënkuptua se ekzistojnë ende shanset për tu arritur suksesi i paraparë mes këtyre dy shteteve në fjalë që do të thotë njohja reciproke mes tyre, prandaj tani është koha që të gjithë të angazhohen dhe të kontribuojnë për një shkes të tillë të përhershëm mes veti. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"