Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 09:18
Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

Gazeta ndërkombëtare “Financial Times”, i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës, transmeton  "Kosova Sot Online ".

Pjesë e këtij teksti ishte edhe Bill Clinton, i cili tha se serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. “Serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Klinton u shpreh se kjo nuk i shërben demokracisë në rajon. “Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton. “Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Clinton kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës kanë gabuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje komunale.

(Kosova sot Online )