‘Çfarë ka për tu skandalizuar’, Paloka për dhunën në Krujë: Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 15:27
‘Çfarë ka për tu skandalizuar’, Paloka për dhunën në Krujë: Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin

Pas publikimit të pamjeve ku familjarë të deputetit socialist Rraja dhunojnë në mënyrë barbare dy banorë të Fushë Krujës ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Në një postim në faqen e tij në facebook Paloka shkruan se, “Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin?!”.

Postimi i plotë:

Çfarë ka për tu skandalizuar ?! Çfarë prisni nga Rama ?! Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin?!

E kujtoni kur Rama fliste me krenari për të zgjedhurit e tij që i zgjidhnin punët shumë shpejtë e “pa burokraci , me një shkop bejsbolli në dorë”?

Ky është kryeministri që duam dhe që “fiton” çdo herë me më shumë vota. Ja keni shitur shpirtin bashkë me votën! Prisni sa t’ju vijë radha!

(Kosova Sot Online)