Lajçak takon Plenkoviqin: Kroacia po na mbështet në gjetjen e rrugëve përpara në dialogun Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 08 July 2023 - 16:04
Lajçak takon Plenkoviqin: Kroacia po na mbështet në gjetjen e rrugëve përpara në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut është takuar me presidentin kroat, Andrej Plenkoviq, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai tha se më të foli për situatën në rajon dhe për dialogun Kosovë-Serbi, derisa tha se i është mirënjohës Kroacisë për mbështetjen në këtë proces.

“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me presidentin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga BE. Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Kosova Sot Online )