Kjo është arroganca opozitare, nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të situatës në vend

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 13:08
Kjo është arroganca opozitare,  nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të situatës në vend

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme plenare.

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK u shprehën që nuk do të marrin pjesë në votim për asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligj, për shkak të situatës politike në vend.

Lexo Edhe:

Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë

Nuk pranon ta furnizojë me armë, Zonja e Parë e Ukrainës e takon president…

Rrjedhimisht, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim fare marrëveshjen për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet  Kosovës dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

(Kosova Sot Online )