
Kurti shfaqet me Hovenier pas njoftimit se Bislimi e Lajçak kanë arritur marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me përfaqësues nga USAID-i dhe Oda Amerikane, përcjell "Kosova Sot Online".
Kurti tha se kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë.
“Ne diskutuam për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mënyrat se si mund të ndërtojmë një partneritet më të fortë publiko-privat”, shkroi Kurti në Tëitter.
A pleasure & a productive experience to host @USAmbKosovo, @USAIDKosovo & @AmChamKosovo. We discussed the opportunities & challenges of doing business in Kosova and the ways we can build a stronger private-public partnership. We look forward to many more fruitful talks. pic.twitter.com/cSbLMM50kz
— Albin Kurti (@albinkurti) July 10, 2023
(Kosova Sot Online)